
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuara, SPAK, ka bërë të ditura të dhënat e fundit në lidhje me krimet zgjedhore. Me anë të një njoftimi SPAK thotë se janë administruar 123 materiale kallëzuese, ku 35 prej tyre kanë kaluar në fazën e hetimit, pra janë regjistruar si procedime penale.
Në njoftimin e SPAK thuhet se 22 janë vendime për mosfillim të hetimit penal, ndërsa 16 materiale kallëzuese janë dërguar për kompetencë në prokuroritë e rretheve gjyqësore.
Gjithashtu 10 materiale janë dërguar për verifikim në Drejtorinë Vendore të Policisë. (për informacion shtesë ose për kryerje të veprimeve të para) dhe 1 material është bashkuar me një çështje tjetër ekzistuese. Pjesa e mbetur është në proces verifikimi.
Në lidhje me 35 procedimet e nisua, SPAK njofton se 20 prej tyre janë iniciuar mbi bazën e referimeve nga Policia e Shtetit, 8 janë nisur kryesisht nga SPAK.
Vetëm 3 kanë ardhur si rezultat i kallëzimeve nga shtetas të ndryshëm. Dy të tjera kanë nisur nga kallëzimet e subjekteve politike dhe dy të fundit janë referuar nga Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore.
29 procedime janë regjistruar për veprën penale të nenit 328 (korrupsionit aktiv në zgjedhje), ndërsa 4 procedime janë regjistruar për të dy nenet, respektivisht, sipas nenit 328 me nenin 328/b (korrupsioni aktiv/pasiv në zgjedhje).
1 procedim është regjistruar sipas nenit 328/a (përdorimi i funksionit public për qëllime politike) dhe 1 procedim është regjistruar për nenin 328/a (përdorimi i funksionit public për qëllime politike dhe nenin 248 (shpërdorimi i detyrës).