Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Zv.Presidenti i UEFA-s, Armand Duka, ka dhënë një intervistë për  “Sky Sport Italia” nga stadiumi i “Wembley”-t, ku do të ndjekë finalen e Champions League sot në mbrëmje mes Real Madridit dhe Borusia Dortmundit. Në lidhje me ndeshjen e grupeve të Euro 2024 mes Italisë dhe Shqipërisë ai u shpreh se në Dortmund do të luhet ndeshja më e rëndësishme, ndeshja e jetës për ne. Marrëdhëniet tona me Italinë janë të veçanta, shumë shqiptarë jetojnë në Itali, do të jetë një ndeshje speciale. Në Gjenova, në ndeshjen miqësore të disa viteve më parë, tifozët tanë kënduan himnin italian. Shpresoj që kjo të ndodhë dhe ne Dortmund thotë Presidenti i FSHF-së.

“Në ‘Signal Iduna Park’ presim një ‘mur të kuq’, mendoj se më shumë se gjysma e tifozëve në stadium do të jenë shqiptarë, është një nga ndeshjet e grupeve me më shumë kërkesa për bileta, e dyta pas Gjermani-Zvicër. E dimë se çfarë kundërshtarësh do të kemi përballë, ata janë skuadra të mira, Italia është kampione në fuqi e Europës. Por edhe ne kemi një skuadër të mirë, kemi bërë paraqitje shumë të mira në kualifikuese. Shpresoj që lojtarët tanë t’i përdorin këto ndeshje për të treguar më të mirën e tyre, pa presion. Nëse ia dalim të kualifikohemi do të jemi shumë të lumtur, por do të jemi të lumtur edhe nëse nuk ia dalim”.Në fund, Presidenti Duka  raporton Supersport, e mbyll me një koment tjetër për sfidën speciale me Italinë.“Italia është gjithmonë ndër skuadrat favorite në Kampionatin Evropian, ata janë gjithmonë aty dhe mund të fitojnë. Ata janë një ekip historik, kampion i Evropës, me shumë cilësi, por lojtarët tanë janë të përgatitur mirë. Italia është favorite, shpresoj të jetë një ditë feste në Dortmund”.

yacht hotel sarande

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu