
Ministri i Shtetit dhe Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla ka pritur sot në një takim Arjan Esajn, një shqiptar të suksesshëm, i cili prej 18 vitesh jeton dhe punon në Finlandë.
Në një postim në rrjetet sociale, Balla shprehet se Esaj ka arritur të ngrejë disa biznese, duke u bërë një shembull frymëzimi për komunitetin shqiptar atje. “Krenarë për shqiptarët,” shkruan ministri, duke vlerësuar kontributin dhe suksesin e sipërmarrësit në diasporë.
“Mirëprita sot një shqiptar të suksesshëm në Finlandë, Arjan Esajn, i cili prej 18 vitesh jeton në Helsinki, ku ka ngritur disa sipërmarrje në sektorin e ndërtimit,” shprehet Balla në postimin e tij, shoqëruar me një foto së bashku me sipërmarrësin shqiptar.
Ky takim është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të ministrit Balla për të forcuar lidhjet e qeverisë me shqiptarët jashtë vendit dhe për të promovuar historitë e suksesit të tyre, në vitin historik kur diasporës iu dha për herë të parë e drejta për të shprehur vullnetin e tyre në përzgjedhjen e forcës politike që duhet të qeverisë vendlindjen.