Zëdhënësi i Presidentit rus Vladimir Putin, Dmitry Peskov, e përshkroi çdo diskutim mbi ndryshimin e mundshëm të regjimit në Iran me dhunë si “të papranueshëm”.

Kremlini shtoi se vrasja e udhëheqësit suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei do të çonte në ekstremizëm brenda vendit.

“Është e paimagjinueshme. Është e papranueshme, madje edhe të flasësh për këtë”, tha Peskov në një intervistë me Sky News.

“Ata që po flasin për vrasjen e Khameneit duhet ta kenë parasysh këtë. Ata do të hapin kutinë e Pandorës”, theksoi ai./balkanweb

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu