Përveç diferencave me Kosovën, çmimet e produkteve të bulmetit në Shqipëri janë gjithashtu më të larta se në vendet e tjera të rajonit të Ballkanit dhe shumë më të larta se në vendet e Bashkimit Europian. Kjo situatë tregon se sektori i blegtorisë në Shqipëri ka nevojë për reforma dhe mbështetje për të përmirësuar prodhimin dhe për të stabilizuar çmimet për konsumatorët shkruan JOQ.
Në Tiranë:

yacht hotel sarande

Qumësht lope Erzeni 1 L – 190 lekë ose 1.94 euro.

Qumësht lope Gjirofarma 1 L – 209 lekë ose 2.13 euro.

Qumësht lope Ambla 1 L – 220 lekë ose 2.24 euro.

Qumësht lope Zepa 1 L – 195 lekë ose 1.99 euro.

Kos lope Lufra Tradita në shishe plastike 1 L – 195 lekë ose 1.99 euro/kg.

Kos lope Gjirofarma ne shishe plastike 910 gr – 199 lekë ose 2.23 euro/kg.

Kos lope Zepa në gotë plastike 950 gr – 229 lekë ose 2.46 euro kg.

Kos lope Natyral në shishe plastike 0.9 kg – 239 lekë ose 2.71 euro/ kg.

Kos lope Gjirofarma në vazo qelqi 970 gr – 289 lekë ose 3.04 euro/kg.

Kos lope Zyfi në vazo qelqi 1kg – 299 lekë ose 3.05 euro.

Në Prishtinë:

Qumësht lope Drena 1 L – 1.09 euro.

Qumësht lope Vita 1 L – 1.15 euro.

Qumësht lope Tamël 1 L – 0.99 euro.

Qumësht lope Dukat 1 L – 1.09 euro.

Kos lope Sharri natyral në gotë plastike 1.9 kg – 2.39 euro ose 1.26 euro/kg.

Kos lope Bylmeti Extra në gotë plastike 1.4 kg – 1.85 euro ose 1.32 euro/kg.

Bazuar në çmimet e mësipërme rezulton që çmimi mesatar i qumështit të lopës të paketuar në kuti kartoni “Tetra pack”:

Në Tiranë është 2.07 euro për 1 litër.

Në Prishtinë është 1.08 euro për 1 litër.

Ndërsa çmimi mesatar i kosit:

Në Tiranë është 2.58 euro për 1 kg.

Në Prishtinë është 1.29 euro për 1 kg.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu