
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi sot revokimin e akreditimit të vëzhguesve të KZAZ-së nr.27 bashkia Vorë, qarku Tiranë, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 11 maj.
Sipas këtij vendimi, KQZ revokon akreditimin e të gjithë vëzhguesve për KZAZ-në nr. 27, bashkia Vorë, qarku Tiranë të lëshuara për KZAZ-në, KQV-të dhe VNV, përveç vëzhguesve ndërkombëtarë dhe mediave.
KQZ njoftoi se ky vendim ka hyrë në fuqi menjëherë dhe kundër tij mund të bëhet ankim në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve brenda tre ditëve nga shpallja e tij.
Më herët, në Vorë u raportuan përplasje verbale mes Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Flamur Noka me një grup votuesish/atsh