Në mungesë të një dakordësie mes mazhorancës dhe opozitës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka gati 3 variantet për të implementuar votimin dhe numërimin elektronik në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. Kjo lëvizje e Celibashit vjen pas kundërshtive të demokratëve për të përdorur teknologjinë në këto zgjedhje, me argumentin se në proceset e kaluara elektorale është cenuar besueshmëria dhe fshehtësia e votës. Për këtë arsye, KQZ-ja ka vendosur 3 drafte në tryezën e partive politike, në mënyrë që palët të nisin negociatat.

Sipas variantit të parë propozohet që votimi dhe numërimi elektronik në kryeqytet të bëhet në 5 njësi administrative të Tiranës, konkretisht; në atë numër 1,3,5,8 9 dhe 10, si dhe në zonën e Bërxullës, Prezës dhe Bashkisë së Vorës.

Në propozimin e dytë votimi dhe numërimi elektronik parashikohet të aplikohet në njësitë administrative nr 2, 3,5,9 dhe 10 në Tiranë, si dhe në Bërxullë, Prezë e Bashkinë e Vorës.

Ndërsa skenari i tretë nuk përmban vetëm Tiranën, por edhe qytetin e Durrësit. Sipas draftit, teknologjia propozohet të aplikohet në 2 njësi administrative në kryeqytet, atë me nr.5 dhe 10, përfshi edhe njësitë administrative të Bërzullës, Prezës e Vorës. Ndërsa në Durrës të përfshihen rajonet 1, 2,3,4,5 të kësaj bashkie.

Fjalën e fundit lidhur me këto drafte pritet ta thotë Komisioni Rregullator. Teknologjia në zgjedhje u përdor për herë të parë në vitin 2021 në njësinë 10 në Tiranë, ndërsa në garën elektorale të vitit 2023-it votimi dhe numërimi elektronik u shtri edhe në bashkitë e Elbasanit, Kamzës e Vorës.

Tv Klan

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu