
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat e pjesëmarrjes së votimit brenda vendit. Deri në orën 17:00 pjesëmarrja në votime është 38,88%.
Sipas KQZ-së, është raportuar nga 33323 qendra, nga 5225 qendra votimi në total. Deri tani kanë votuar 872944 zgjedhës në listën e qendrave të votimit të raportuara.
Qarku me numrin më të lartë të pjesëmarrjes në votime është Dibra me 48,23%. Pas Dibrës, qarku i Tiranës ka pjesëmarrje 43,70%, Kukësi, 44.30 %.
Qarku i Fierit renditet me 41.28%, qarku i Elbasanit me 39,34% të zgjedhësve të cilët kanë marrë pjesë në votime.
Qarku i Vlorës ka përqindjen më të ulët në votime deri tani me 28.83 %./atsh