Kryekomisioneri i KQZ, Ilirjan Celibashi njoftoi se 10 mijë shqiptarë me banim jashtë janë regjistruar për 72 orë. KQZ Shqiperi nxit të gjithë shtetasit shqiptarë që duan të votojnë nga jashtë të regjistrohen sa më parë për të marrë pjesë në Zgjedhjet për Kuvendin të datës 11 Maj 2025. Shpërndani linkun e mëposhtëm që të aplikojnë edhe miqtë dhe të afërmit tuaj.
Regjistrimi është i lehtë dhe i shpejtë. Vizitoni diaspora.kqz.gov.al dhe mos e humbni këtë mundësi unike për të shkruar historinë bashkë.