Personi i dytë i plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Klinë ka ndërruar jetë, duke e çuar bilancin në dy të vrarë.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë rajonale për Pejë, Fadil Gashi.
Gashi tha se personi i plagosur ishte dërguar pa shenja jete në Spitalin rajonal të Pejës, gjë që u konstatua nga mjeku kujdestar.
Incidenti ka ndodhur rreth orës 17:00 në një lokal në sheshin “Mujë Krasniqi” të Klinës.
Sipas atyre që raportojnë mediat në Kosovë, viktimat janë kushërinjtë Albison Shlivova dhe Rexhep Shlivova, ndërsa autori Jon Hoti.
19-vjeçari Hoti është djali i ish-kandidatit të LDK-së për kryetar të Klinës, Besim Hotit.
Gashi theksoi se momentalisht organet kompetente të drejtësisë janë duke kryer hetime për të përcaktuar shkakun e saktë të incidentit tragjik./Telegrafi/