Nxënësi Zejn Zejnullahu, i cili më herët u raportua si i zhdukur dhe më pas u gjet në lumin e Gadimes, fatkeqësisht ka ndërruar jetë. Lajmi u konfirmua nga mjekja kujdestare, Dafina Basholli.

“Pacienti u pranua pa shenja jete. Pavarësisht masave reanimuese, ai nuk ia doli,” deklaroi ajo.

Ngjarja u konfirmua po ashtu edhe nga të afërmit, të cilët iu gjendën pranë në përpjekjet për shpëtim.

“Pas një përpjekjeje të madhe nga ne, vendasit dhe mjekët, nxënësi ynë, Zejna, nuk arriti të shpëtojë. Lusim Zotin e Madh të mos ketë raste të tilla. Ngushëllime familjes!” shkroi Driton Shabiu.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu