Policia e Kosovës ka gjetur dhe sekuestruar një sasi të konsiderueshme armësh, municioni dhe granatash dore në një shtëpi të braktisur në komunën e Zveçanit.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë kontrollit në objekt janë zbuluar armë automatike të tipit AK-47, një pushkë gjysmëautomatike, karikatorë të mbushur dhe të zbrazët, fishekë të llojeve të ndryshme, granata dore si dhe pajisje për mirëmbajtjen e armëve.

Rasti është evidentuar pas informacioneve operative të siguruara nga Policia, ndërsa Prokurori i Shtetit është njoftuar dhe ka urdhëruar inicimin e procedurave për veprën penale “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.

Në këtë fazë të hetimeve nuk raportohet për persona të arrestuar, ndërsa autoritetet po vijojnë punën për identifikimin e personave përgjegjës dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu