Periudha e aplikimit për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës për votim në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, e cila ka filluar më 29 gusht do të përfundojë sot, më 26 dhjetor 2024.

Gjatë kësaj periudhe, të gjithë shtetasit e Kosovës që jetojnë jashtë vendit kanë pasur mundësi të aplikojnë për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës.

yacht hotel sarande

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë për gazetën online Reporteri.net se deri më 25 dhjetor, në orën 13:30, KQZ-ja ka aprovuar 75,211 kërkesa për regjistrim.

Elezi bëri të ditur se 4,581 kërkesa janë refuzuar.

“Në bazë të të dhënave, nga 29 gusht deri më 25 dhjetor, në orën 13:30, pas aplikimit përmes platformës elektronike http://diaspora.kqz-ks.org janë aprovuar 75,211 kërkesa për regjistrim, ndërsa 4,581 janë refuzuar.

• Në shumicën e rasteve të refuzuara, aplikuesit nuk janë fotografuar duke mbajtur njëkohësisht në dorë dokumentin e identifikimit. KQZ i informon individualisht aplikuesit e refuzuar për arsye të refuzimit të kërkesës së tyre si dhe për mundësinë e ri-aplikimit për regjistrim, duke bashkëngjitur dokumentet e nevojshme për të përmbushur kërkesën e tyre në përputhje me udhëzimet e KQZ-së.

• Nga 75,211 aplikime të aprovuara, 16,876 shtetas të Kosovës janë regjistruar për të votuar fizikisht në përfaqësi diplomatike 11,769 janë regjistruar për të dërguar pakon me fletëvotim në kutinë postare të KQZ-në në Kosovë dhe 46,566 janë regjistruar për të dërguar pakon me fletëvotim në kutinë postare jashtë Kosovës”, tha Elezi për Reporteri.net.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve inkurajon të gjithë shtetasit e Kosovës që jetojnë jashtë vendit që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese për t’u bërë pjesë e procesit zgjedhor në Republikën e Kosovës, fillimisht duke u regjistruar si votues jashtë Kosovës dhe më vonë duke votuar.

Zgjedhjet parlamentare pritet të mbahen më 9 shkurt 2025.

Subjektet e mëdha tashmë ka kohë që kanë nisur parafushatën zgjedhore, derisa periudha e fushatës zgjedhore për partitë politike dhe kandidatët e certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet e 9 shkurtit, do të fillojë zyrtarisht më 11 janar, 2025.

Nga ato zgjedhje do të dalë përbërja e re e Kuvendit të Kosovës, që ka 120 deputetë.

Këto do të jenë zgjedhjet e para të rregullta parlamentare që do të organizohen në Kosovë, që nga shpallja e pavarësisë më 2008. /Reporteri.net/

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu