Prishtinë, 19 Tetor 2025 – Prokuroria Speciale e Kosovës po zhvillon një operacion policor në Komunën e Zubin Potokut dhe të Zveçanit. Hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda po zbatojnë urdhër gjykate për bastisje në nëntë lokacione, nën dyshimin për kryerjen e veprave penale.

Sipas Prokurorisë, bëhet fjalë për veprat: “Rrezikim i personelit të Kombeve të Bashkuara ose personelit në marrëdhënie me to; vrasje e rëndë; sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.”

Operacioni po mbështetet nga njësi të tjera të Policisë së Kosovës dhe Prokuroria siguron se publiku do të informohet me detaje pas përfundimit të tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu