Ministri i Infrastrukturës në Kosovë, Liburn Aliu ka dhënë sqarime rreth anulimit të fluturimeve në Aeroportin e Prishtinës për shkak të mjegullës.
Përmes një postimi në Facebook, Aliu ka bërë të ditur se Aeroporti i Prishtinës ka të instaluar dhe funksional sistemin e avancuar të aterrimit ILS CAT IIIb, i cili mundëson aterrime edhe në kushte të mjegullës së dendur, deri në dukshmëri minimale prej 50 metrash.
Por, ai thotë se fluturimet me pilotë të certifikuar për përdorimin e këtij sistemi kanë aterruar me sukses, ndërsa ato fluturime pa certifikimin e nevojshëm janë anuluar ose devijuar.