Fotografitë e publikuara nga misioni Artemis II, ku Toka shihet nga afërsia e Hënës, kanë ngjallur debat në rrjetet sociale.

Nexhi Krasniqi nga Kosova ka kontestuar origjinën e tyre, duke sugjeruar se mund të jenë krijuar nga inteligjenca artificiale.

Në një koment në faqen zyrtare të NASA-s në Facebook, ai ka ngritur pyetjen pse në këto imazhe nuk shfaqen yjet.

“Pse nuk po duken yjet nga kjo pozitë? Dyshoj që është krijuar nga inteligjenca artificiale!”, ka shkruar ai.

Pas këtij komenti, NASA ka reaguar duke dhënë një shpjegim shkencor për fenomenin.

Sipas agjencisë hapësinore, yjet nuk janë të dukshëm në këto fotografi për shkak të ndriçimit shumë të fortë të Hënës dhe Tokës, të cilat reflektojnë më shumë dritë.

“Kamerat mund të kapin vetëm një gamë të caktuar midis pjesëve më të ndritshme dhe më të errëta të skenës, ndaj yjet, që janë shumë më të zbehtë, nuk shfaqen në këto imazhe”, sqaroi NASA.

Ky shpjegim lidhet me kufizimet teknike të kamerave dhe mënyrën se si funksionon ekspozimi në fotografi, veçanërisht në kushte ekstreme ndriçimi si ato në hapësirë.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu