Pas rritjes së temperaturave dhe rrezikut të lartë për shpërthim të zjarreve në gjithë vendin, duke vënë në rrezik mjedisin, pasurinë publike e private si dhe sigurinë e qytetarëve, është marrë vendim për ndalimin e plotë të ndezjes së zjarreve në të gjitha ambientet e hapura, përfshirë djegien e mbeturinave, pyjeve, fushave, livadheve, ndezjet për rekreacion apo piknik, si dhe përdorimin e fishekzjarreve.

Kjo u bë e ditur nga Ministri i Punëve të Brendshme në detyrë, Xhelal Sveçla.

“Ndezja e zjarreve është vepër penale dhe shkelësit e këtij vendimi do të përballen menjëherë e pa dilemë me masat ndëshkuese që parasheh legjislacioni ynë”, ka paralajmëruar ministri Sveçla.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes maksimal dhe të respektojnë vendimin, duke shmangur çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr apo përhapjen e tij./Rtv21

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu