
Kosova ka nxituar që të eliminojë barrierat tregtare me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në përpjekje për të shmangur efektet e urdhërit ekzekutiv të presidentit Trump të muajit prill.
Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili gjatë fjalës së tij të mbajtur në mbledhjen e radhës së qeverisë bëri të ditur se Kosova do të heqë taksën 10 për qind për mallrat dhe produktet që vijnë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Për Kurtin, ky vendim tregon vullnetin e qeverisë së Kosovës për të arritur një marrëveshje të tregtisë së lirë me Shtetet e Bashkuara.
Në muajin prill, presidenti Trump shpalli urdhërin ekzekutiv, i cili përcaktonte se mallrat nga Kosova dhe Shqipëria që hynin në SHBA do të përballeshin me një tarifë doganore 10 për qind.
Ndërkohë, sipas të dhënave doganore, Kosova eksporton në SHBA kryesisht ushqime, lëngje, tekstile, dyshekë, por edhe prodhime druri dhe plastike.
Tv Klan