“Kosova jo vetëm që kontribuon, por është e gatshme të jetë pjesë e NATO-s.” Me këtë mesazh të qartë, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar përkushtimin dhe gatishmërinë e vendit për t’u bërë pjesë e aleancës më të fuqishme ushtarake në botë.

Gjatë vizitës së saj në stërvitjen ushtarake “Defender Europe ’25”, që po zhvillohet në Kosovë nën organizimin e Ushtrisë Amerikane në Evropë dhe me pjesëmarrjen e dhjetëra vendeve aleate të NATO-s, Osmani u shpreh krenare për rolin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në këtë ushtrim ndërkombëtar.

“Krah për krah me forcat e armatosura të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve të tjerë të NATO-s, vendi ynë po shkruan një kapitull të ri të bashkëpunimit ushtarak ndërkombëtar,” theksoi Osmani në një postim në Facebook.

Presidentja theksoi se Kosova është mikëpritësja e një prej ushtrimeve më të mëdha ushtarake të këtij viti dhe se kjo është dëshmi e përkushtimit të saj ndaj paqes dhe sigurisë.

“Vetëm dy ditë më parë, në SHBA, diskutuam për vizionin e përbashkët për mbrojtjen e Evropës. Sot, ky vizion po zbatohet në terren, në tokën tonë,” tha ajo.

Postimi i Vjosa Osmanit

Sot, në cilësinë e Komandantes Supreme të Forcës së Sigurisë së Kosovës, vizitova Defender Europe ’25 – ushtrimin më të madh të këtij viti të US Army Europe, ku Kosova jo vetëm që merr pjesë, por ka edhe nderin të jetë nikoqire. Krah për krah me forcat e armatosura të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve tjerë të NATO-s, vendi ynë po shkruan një kapitull të ri të bashkëpunimit ushtarak ndërkombëtar.

Vetëm dy ditë më parë, në SHBA, diskutuam për vizionin e përbashkët për mbrojtjen e Evropës. Sot, ky vizion po zbatohet në terren, në tokën tonë, përmes Defender Europe ’25 – një ushtrim i përmasave të jashtëzakonshme që dëshmon përkushtimin ndaj paqes dhe sigurisë. Rreth 1000 pjesëtarë të FSK-së janë të angazhuar drejtpërdrejt – profesionistë të barabartë me aleatët nga vendet më të fuqishme të botës. Ky është një mesazh i qartë: Kosova jo vetëm që kontribuon, por është e gatshme të jetë pjesë e NATO-s.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu