Rreth orës 21:30, në lagjen nr. 1 të qytetit të Korçës, një konflikt për motive të dobëta ka degjeneruar në dhunë brenda ambienteve të një lokali.

Si pasojë, janë dëmtuar me mjet prerës (dyshohet thikë) shtetasit S. Sh. dhe M. Xh., të cilët po marrin trajtim mjekësor në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka ndërhyrë menjëherë, duke shoqëruar në Komisariat tre shtetas të tjerë të përfshirë në konflikt, të dyshuar si autorë: I. Sh., D. P. dhe G. D.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu