Një zjarr ka përfshirë një sipërfaqe në malin e Moravës, në territorin e fshatit Dishnicë. Fillimisht flakët kanë kapluar shkurre dhe bimësi të ulët, por më pas janë përhapur edhe në zonën pyjore përreth.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se zjarri është i qëllimshëm. Policia ka shoqëruar në komisariat një person të dyshuar për zjarrvënie, i cili mësohet se ka pasur raste të mëparshme të ngjashme dhe mund të ketë probleme të shëndetit mendor.

 

Për shkak të terrenit dhe vështirësive të ndërhyrjes, forcat zjarrfikëse do të rikthehen në vendngjarje në orët e para të mëngjesit të nesërm, për të izoluar vatrat aktive dhe për të shuar plotësisht zjarrin.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu