
Nëna e vajzës 13-vjeçare që u hodh një ditë më parë nga kati i tretë i një pallati në qytetin e Korçës është proceduar penalisht në gjendje të lirë. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se ndaj shtetases Sonila Dh. është ngritur akuza për “shkaktim të vetëvrasjes”, pasi hetimet paraprake kanë zbuluar se ajo i ka shkaktuar vajzës së saj probleme psikologjike të vazhdueshme.
Ngjarja ka tronditur opinionin publik, ndërsa vajza e mitur, fatmirësisht, ka shpëtuar dhe është transportuar drejt një qendre të specializuar në Tiranë, ku po merr trajtim mjekësor dhe përkujdesje psikologjike. Mjekët konfirmojnë se ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Hetimet po vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe gjendjen e përgjithshme psikologjike të të miturës përpara aktit dramatik./vizionplus