Sahatet e ujit në një pallat në lagjen nr 4 të qytetit të Korçës janë djegur. Si pasojë e incidentit në pallat ka prani të madh të tymit.

Nga paniku banorët kanë dalë jashtë ndërkohë që po ndërhyet për të pastruar të gjithë ambjentin.

yacht hotel sarande

Raportohet se drejtoria e ujësjellësit do të bëjë ndërprerjen e ujit deri në rregullimin e plotë të sahateve të djegur.

“Ne pamë tym fillimisht në korridor jashtë, pastaj hapëm dyert e ujësjellësit ku kalojnë tubot e ujit, korentit kishte rënë zjarr.

Ato i shuam, u lajmërua zjarrfiksja erdhi, tani është mbytur gjithë pallati nga uji, janë çarë të gjitha tubot, ujin e kanë ndërprerë dhe kemi mbetur të gjithë jashtë. Lart nuk hyn dot nga tymi, te kati i 4 nuk hyn dot, nuk duket fare”, shprehet një banor për Report Tv.

Ndërkohë një banor tjetër ka thënë se shpërthyen tubat e ujit.

“Shpërthyen tubat e ujit,u çanë,u mbush dynjaja me ujë.Lart dilte tym por se dimë se ku. Ne vetëm kur na thanë dilni jashtë lajmëruar zjarrfiksen erdhën ata, u mbyll uji, drita nuk kemi,tashi nuk e dimë si do vazhdojë” thotë një banore tjetër për Report Tv.

“Ra zjarri lart në katet lart dhe shpërthyen tubat e ujit.Banorët e kateve sipër ishin më të rrezikuarit ne dolëm jashtë në moment”, shprehet një banor tjetër./SHqiptarja

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu