Një incident aksidental është regjistruar mbrëmjen e kësaj të marte në qytetin e Korçës, ku një grua 85-vjeçare është rrëzuar nga ballkoni i banesës së saj, në katin e tretë të një pallati në lagjen nr. 18.

Sipas informacioneve paraprake, e moshuara dyshohet se ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë aksidentalisht, duke mbetur e bllokuar mes murit të pallatit dhe motorit të kondicionerit.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat e policisë dhe shërbimi zjarrfikës, të cilët kanë mundësuar nxjerrjen e saj. Ndihma mjekësore është ofruar menjëherë nga ekipi i ambulancës, ndërsa mjekët bëjnë me dije se 85-vjeçarja ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Rrethanat e plota të ngjarjes po verifikohen nga autoritetet.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu