Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka zhvilluar kontrolle në një kompleks luksoz në Palasë, në kuadër të hetimeve që lidhen me AKSHI-n.

Sipas burimeve, kontrollet janë kryer në dy vila në pronësi të Ergys Agasit, me vendim të Gjykatës së Posaçme (GJKKO).

Gjatë operacionit, hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) kanë sekuestruar materiale dhe pajisje, të cilat dyshohet se mund të kenë vlerë për ecurinë e hetimeve.

Aksioni i SPAK vjen në vijim të hetimeve për çështje që lidhen me institucionet shtetërore dhe dyshimet për abuzime, ndërsa deri më tani nuk ka një reagim zyrtar nga palët e përfshira.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu