Më 18 gusht 2025, Artur Bashimi alias Artur Turabi, 47 vjeç, u ekzekutua me plumb në kokë në Athinë.

Policia greke po vijon hetimet për vrasjen e tij. Sipas mediave vendase, autori i krimit është një 27-vjeçar grek, përdorues droge, i cili, siç i tha policisë pas arrestimit, mori përsipër të kryente krimin për 15.000 euro.

Ai deklaroi se nuk e njeh personi që “urdhëroi” ekzekutimin, as arsyet pse donte ta eliminonte shqiptarin, por shtoi se porosia iu përcoll përmes kontakteve nga brenda burgut.

Krimi ndodhi në orën 21:25 të mbrëmjes së 18 gushtit në kryqëzimin e rrugëve Michael Voda dhe Rodou në Athinë.

Autori i krimit, me motoçikletë, iu afrua Bashimit dhe e qëlloi duke e lënë të vdekur në vend.

Në vendngjarje u sekuestrua një fishek dhe një gëzhojë arme zjarri.

Bashimi kishte precedentë penalë në Greqi për vjedhje dhe përfshirje në organizata kriminale. Ai u arrestua për herë të parë në shkurt 2022 si pjesë e një grupi që kryente grabitje në mjetet e transportit publik dhe sërish në prill 2024 për akuza të ngjashme./vizion plus

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu