Këngëtari i njohur Konstantinos Argyros është bërë baba për herë të parë!

Argyros dhe Alexandra Nikas po përjetojnë momentet më të lumtura të jetës së tyre.

Sipas informacioneve, partnerja 25-vjeçare e këngëtarit të njohur ka sjellë në jetë një djalë në orën 15:30 të së premtes së 22 nëntorit.

Anëtari i ri i familjes do të quhet Vassilis, për nder të babait të Konstantinos Argyros.

Lidhja e këngëtarit me Alexandra Nikas u bë e njohur për herë të parë, në mars të vitit 2023. 25-vjeçarja nuk ka asnjë lidhje me botën artistike dhe është vajza e biznesmenit grek, Giorgos Nikas./oranews

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu