
Në konferencën ‘Shqipëria, Horizont i Ri’ që po mbahet në Vjenë, kryeministri Edi Rama tha se anëtarësimi në Bashkimin Europian është një proces intensiv i cili po ecën me hapa shumë të mirë. Rama ndër të tjera shprehet se është shpresëplotë që ky proces do të ndodh herët në një valë ku ngjarjet në Ukrainë i kanë përçuar mesazhin BE se Ballkani Perëndimor ëshë natyrshëm pjesë e së ardhmes së organit të BE.
“U deshën shumë vite që Shqipëria të hynte në sistemin bankar modern dhe ishte Vjena përmes Raiffaisen në vitin 2000 kur mbërriti në Shqipëri dhe ishte e jashtëzakonshme mënyra e mbërritjes së tij në vend. Ishte koha kur shqiptarët t’i nxirrnin lektë nga poshtë dyshekut. Kjo tregon sesa hezitonin shqiptarët, një hezitim që nuk ka munguar por edhe 50 vjet lavazh truri gjatë izolimit të madh kur regjimi na thoshte gjithmonë dy të këqijat më të mëdha janë bankat dhe taksat.
Të bindësh një popull që i është bërë lavazh truri gjatë gjithë kësaj kohe. Shpresoj që kjo do të jetë rigjallëruese për ata që nuk kanë qenë në Shqipëri, ka ardhur koha të vijnë sepse ja vlen ta vizitojnë. Jemi në një proces që ka përparuar shumë, po çelim kapitujt e negociatave me një shpejtësi që nuk është parë më parë gjatë procesit të anëtarësimit, është kombinim i meritës dhe qasjes së re të BE kundrejt zgjerimit. Për shkak të luftës në Ukrainë e ka tronditur Europën dhe u ka përçuar BE mesazhin që Ballkani Perëndimor natyrshëm është pjesë e së ardhmes së organit të BE.
Jemi në një proces të intensifikuar të anëtarësimit, jam shpresëplotë që të ndodh herët.”
Kryeministri Edi Rama foli dhe për ministren e parë AI ‘Diella’ e cila do të asistojë në prokurimet publike por edhe në kërkesat e qytetarëve sa i takon dokumenteve dhe certifikatave. Më tej, Rama tha se prokurimet publike përmes Inteligjencës Artificiale është një hap i madh dhe i ri, si dhe Diella do t’ju shërbejë qytetarëve ndërsa këta të fundit do të jenë ‘shefat’ me kërkesat e tyre.
“Është mjaft simbolike ndërkohë ndryshimi simbolik është edhe i Piramidës ku nga terri i së shkuarës është kthyer në zemrën e ndryshimit. Pjesë është përfshirja e teknologjisë që ka krijuar një paradoks në Shqipëri që qeveria ka ecur më parë se sektori privat kur vjen puna te inovacioni. Sot dhe qysh prej disa vitesh kemi hequr shërbimet dhe rradhët e gjata. 95 për qind e shërbimeve ofrohen përmes internetit. Të gjithë mund të marrin shërbimin përmes celularit, është ndryshim i madh. Sot është krejtësisht i fshirë nga sistemi korrupsioni. E dobishmja e IA është kapaciteti për të punuar mbi të dhënat dhe për t’i shërbyer qytetarëve. Po përgatisim një platformë ku ministria do të jetë në vende të ndryshme në shumë kohë dhe do tu shërbejë përmes kërkesave të thjeshta, psh sot njerëzve u duhet të bëjnë disa hapa vetë të marrin një shërbim të shkojnë nag një rubrikë në tjetrën. Shumë shpejt do të ndërveprojnë me ministren në kohë reale duke ndërvepruar me zë, kam nevojë për këtë dokument, certifikatë dhe ajo do t’ja ofrojë në kohë reale. Ministrja do shërbejë dhe qyetari është shefi. Kur vjen puna për prokurimin publik është një hap shumë i madh dhe diçka e re.
Për prokurimet publike është një hap i madh, do të bëhen me inteligjencë artificiale.” tha Rama. / abcnews.al







