Të martën Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë në konferencën e trete ndërqeveritare në Bruksel teksa pritet të hapen grupkapitujt e tjerë për Shqipërisë, ato për marrëdhëniet me jashtë. Ky lajm u bë me dije më herët nga Presidenca Hungareze e BE, e cila lajmëroi se ministrat e jashtëm të unionit ranë dakord që Shqipëria të përparojë me tej.
Konferenca e tretë ndërqeveritare e Shqipërisë me BE, të martën në Bruksel do të shënojë hapjen e grupkapitujve të rinj që përfshijnë Marrëdhëniet me jashtë dhe Politikën e sigurisë e mbrojtjes.
Qeveria shqiptare synon të përmbyllë procesin e bisedimeve deri në vitin 2030.
Vetëm dy muaj pas hapjes së grupkapitujve të parë, Shqipëria do të shënojë një tjetër hap më tej drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Të martën, Kryeministri Edi Rama do t’i drejtohet Brukselit në konferencën e tretë ndërqeveritare ku pritet hapja e grupkapitujve të tjerë, ajo e marrëdhënieve me jashtë.
Grupkapitujt që priten të hapen javën e ardhshme përfshijnë Marrëdhëniet me jashtë (kapitulli 30) dhe Politikën e jashtme, të sigurisë dhe të mbrojtjes (kapitulli 31).
Vendimi u bë me dije të premten nga vetë Presidenca Hungareze e BE, e cila lajmëroi se ministrat e jashtëm të unionit ranë dakord që Shqipëria të përparojë me tej.
Shqipëria nisi bisedimet konkrete të anëtarësimit me Bashkimin Europian, për grupkapitujt e parë, më 15 tetor. I quajtur “Themelorët”, ky grupkapitujsh, prek tema me peshë që nga gjyqësori dhe të Drejtat themelore, te Drejtësia e Siguria, Prokurimet publike, Statistikat dhe Kontrolli financiar. Themelorët janë gjithashtu të parët grupkapituj që hapen dhe të fundit që mbyllen.
Shqipëria mori nga Komisioni Evropian rekomandimin për hapjen e bisedimeve në vitin 2018 ndërsa nga Këshilli Evropian në mars të vitit 2020.
U deshën dy vite të tjera që mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian të mbahej, konferenca e parë ndërqeveritare. Qeveria shqiptare ka shprehur publikisht ambicien për anëtarësim të vendit deri në vitin 2030, dhe mbylljen e procesit të bisedimeve brenda tre viteve të ardhshme, siç nuk ka ndodhur deri më tani me asnjë vend tjetër më parë./oranews