Në kuadër të punimeve të Konferencës së Sigurisë së Mynihut, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, zhvilloi një drekë pune me të Dërguarin Special të Presidentit të SHBA për Misionet Speciale, Richard Grenell.

Gjatë takimit u diskutua mbi partneritetin e veçantë mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe mbi forcimin e bashkëpunimit në çështjet e sigurisë dhe paqes globale. Balla vlerësoi ftesën për Kryeministrin Edi Rama për t’u bërë pjesë e Bordit të Paqes të iniciuar nga Presidenti Donald Trump, duke theksuar se kjo e ngjit Shqipërinë në nivelin më të lartë të vendimmarrjes ku diskutohen politikat globale të paqes dhe garantimi i saj përmes sigurisë.

Sipas Ballës, Shqipëria shihet sot si një aktor që kontribuon në zgjidhje globale dhe jo thjesht si pjesë periferike e tyre.

Në fund të takimit, Kryetari i Grupit Parlamentar të PS shprehu mirënjohje ndaj Grenell për mbështetjen e tij mbi pafajësinë e Presidentit Hashim Thaçi dhe drejtuesve të Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu