Kompania lobuese e kontraktuar nga PD përpara zgjedhjeve të 11 Majit, i ka kërkuar Departamentit Amerikan të Shtetit heqjen e “non gratës” për Sali Berishën.

Dokumenti, i regjistruar zyrtarisht pranë Njësisë së Regjistrimit të FARA më 24 korrik 2025, pretendon se vendimi i Departamentit të Shtetit për të shpallur Berishën të papranueshëm për në SHBA është i pabazuar, politik dhe i motivuar ideologjikisht.

Në raport thuhet se akuza për korrupsion ndaj Berishës është mbështetur në thashetheme të përcjella nga ambasada amerikane në Tiranë, pa asnjë provë konkrete.

Sipas dokumentit, ish-diplomati amerikan Jonathan Moore citon se “sanksionet janë vendosur pa asnjë evidencë, vetëm mbi bazë zërash”.

Lobimi shkon më tej, duke pretenduar se qeveria e Edi Ramës ka lidhje me rrjete kriminale ndërkombëtare, përfshirë kartelin e Sinaloas në Meksikë, ndërkohë që Berisha portretizohet si një lider historikisht pro-amerikan, pa asnjë precedent penal.

Raporti kërkon që Sekretari i Shtetit Marco Rubio ta anulojë vendimin e paraardhësit të tij Antony Blinken, duke argumentuar se kjo do të ishte në përputhje me interesin kombëtar amerikan dhe me axhendën e administratës Trump për të “ndalur politizimin e sanksioneve”.

Kompania lobuese ngre gjithashtu akuza ndaj USAID dhe rrjeteve të financuara nga George Soros, duke pretenduar se reforma në drejtësi është përdorur si “armë politike” kundër opozitës në Shqipëri./oranews

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu