Burime të gazetares Klodiana Lala bënë me dije se kreu i PL-së, i cili ndodhet në qeli prej tetorit të vitit të kaluar, nuk ka deklaruar një ndalim në 1992 për kryengritje, si edhe procesin gjyqësor në Gjykatën e Lartë për audiopërgjimin e Dritan Priftit.

Ilir Meta kandidon për deputet në listën e hapur të Partia Demokratike- Aleanca për Shqipërinë Madhështore, në qarkun e Tiranës.

Presidenti i PL-së ndodhet në burg prej datës 21 tetor 2024, pasi u arrestua te zona e Casa Italia-s, në Tiranë.

Meta akuzohet nga SPAK për “korrupsion”, “pastrim parash” e “fshehje pasurie”, lidhur me dosjet e bashkuara CEZ-DIA, lobimi i ish-LSI në SHBA dhe shpenzimet e familjes së tij.

Për të, GJKKO dhe ajo e Apelit kanë lënë në fuqi masën e “arrestit në burg”, duke bërë që Meta të mbahet i izoluar në paraburgimin “Jordan Misja” në kryeqytet apo siç njihet ndryshe 313-ta./Panorama

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu