Komisioni Hetimor për shërbimet publike të sterilizimit dhe të Check-Up në shëndetësi, ka thërritur dëshmitarët auditues të KLSH, për të sqaruar rrethanat që lidhen me çështjen.

Audituesit të cilët  dëshmojnë sot janë:

yacht hotel sarande

1. Brunilda Zenelaj

2. Eduard Stafasani

3. Melina Kabo

4. Semiram Jakupi

5. Klarenc Xhaferraj

6. Bexhet Zeqiri

Këta dëshmitarë dëshmojnë për të dytën herë pasi mazhoranca bojkotoi mbledhjet e Komisionit Hetimor Parlamentar.

Nga auditimi i zbatimit të kontratave koncesionare, të check up ka rezultuar se edhe në vitin 2022, janë kryer pagesa për shërbim të pakryer për 20 mijë e 172 raste, me një kosto në shumën prej 37 mijë e 198 mijë lekë me TVSH.

Dëshmitarja e parë, audituesja e KLSH Brunilda Zenelaj tha se grupi auditues ka kërkuar trajtimin e shërbimit pa TVSH.

“Situata është e përsëritur dhe është kërkuar të ndryshohen termat e kontratës dhe të kalohet në pagesa vetëm për shërbimin e kryer”, tha ajo.

Gjatë dëshmive në Komisionin Hetimor për shërbimet publike të sterilizimit dhe të Check-Up në shëndetësi, drejtuar nga deputetja e PD Albana Vokshi, në auditimin e zbatimit të kontratës check up ka rezultuar se;

Pavarësisht shtimit të numrit të analizave check up në vitin 2022 në krahasim me vitin 2021:
– sëmundjet kronike janë shtuar me 8,603 raste,
– ⁠vlera e rimbursimit të barnave për shkak të rritjes së sëmundshmërisë dhe kompleksitetit të tyre me 1,184,831 mijë lekë më shumë;
– ⁠rritja e numrit të shtrimeve në spitale me 18,979 raste më shumë,
– ⁠rritja e vizitave ambulatore në Spitalet Universitare dhe Bashkiake me 123,354 raste më shumë etj.,

KLSH ka arritur në konkluzion se efektet e masës profilaktike “Kontrolli Mjekësor Bazë”, nuk janë reflektuar në rezultatet konkrete, në uljen e sëmundshmërisë së popullatës, duke cënuar efektshmërinë e përdorimit të këtyre fondeve.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu