Në mbledhjen e kësaj të mërkure të Komisionit Anti-korrupsion, kryetari Fatmir Xhafaj ka deklaruar se tashmë ka një draft që është bërë për sistemin e drejtësisë, i cili pritet të hidhet për diskutim.

Sipas gazetares Greta Bullari, ekspertët kanë propozuar edhe ngritjen e një Komisioni të Posaçëm Parlamentar që do të monitorojë punën e institucioneve të drejtësisë.

“Kemi përfunduar në komponentin e tretë për analizën për sistemin e drejtësisë, për atë që kemi konsideruar konsolidimin e reformës në drejtësi. Kemi qarkulluar brenda nesh draftin e parë për të parë sugjerimet dhe më pas për të kaluar te diskutimi publik të këtij drafti së bashku me 8 anekset që janë tetë profilet institucionale për secilin nga institucionet kryesore të sistemit të drejtësisë”, ka thënë Fatmir Xhafaj./abcnews.al

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu