Kombëtarja shqiptare vijon me përgatitjet për ndeshjen e parë të grupit në Euro 2024 ndaj Italisë me kuqezinjtë që kanë zhvilluar vetëm një seancë stërvitore në kampin bazë në Kaiserau.

yacht hotel sarande

Skuadra ka punuar për më shumë se një e orë e 30 minuta mes palestrës dhe fushës me grupin të plotë dhe deri tani nuk ka probleme fizike për asnjë lojtar.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se ditën e nesërme (e mërkurë) Kombëtarja do të zhvillojë një seancë stërvitore, që do të nisë në ora 12:00 dhe do të jetë e hapur për mediat 15 minutat e para.

Gjithashtu, këtë të mërkurë do të ketë edhe një konferencë për median me një nga futbollistët kuqezi, duke filluar nga ora 14:30 dhe që do të transmetohet në kanalin e FSHF në platformën Youtube. Supersport

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu