Shqipëria ka nisur zyrtarisht grumbullimin për dy ndeshjet e radhës kualifikuese për Kupën e Botës 2026, ku do të përballet me Serbinë më 7 qershor dhe Letoninë më 10 qershor.

Në seancën e parë stërvitore, trajneri Silvinjo kishte në dispozicion pjesën më të madhe të lojtarëve të grumbulluar, ndërsa munguan katër futbollistë për shkak të udhëtimeve të gjata pas përfundimit të sezonit. Myrto Uzuni ishte i pranishëm në “Shtëpinë e Futbollit”, por zhvilloi vetëm një seancë rikuperimi në palestër për shkak të lodhjes nga udhëtimi nga SHBA.

Ndërkohë, Jasir Asani, Ernest Muçi dhe Arlind Ajeti pritet të bashkohen me ekipin gjatë mbrëmjes. Seanca e parë stërvitore përfshiu menjëherë punë taktike, me fokus të veçantë te ndeshja kundër Serbisë.

Kombëtarja jonë ndodhet në Grupin K së bashku me Anglinë, Serbinë, Letoninë dhe Andorrën. Pas dy ndeshjeve të para, kuqezinjtë numërojnë një fitore ndaj Andorrës dhe një humbje përballë Anglisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu