48 skuadra pjesëmarrëse në vend të 32 të zakonshmeve. Botërori 2026, i planifikuar të zhvillohet në Kanada, SHBA dhe Meksikë, do të jetë më i madhi ndonjëherë, me plot 16 kombëtare më shumë.

Ndër to, Japonia, e cila është kombëtarja e parë që ka arritur kualifikimin në fushë, pas atyre të vendeve pritëse (pra Meksikës, SHBA-së dhe Kanadasë).

Lexo edhe:
Letoni-Shqipëri 1-1, notat e lojtarëve
Do të duhet ende kohë për të mësuar cilat kombëtare europiane do të marrin pjesë në Botërorin 2026, ndërsa nga Amerika e Jugut dhe Azia kanë ardhur tashmë emrat e parë të skuadrave të sigurta për të luajtur në Kupën e Botës.

Botërori 2026, kombëtaret e vendeve pritëse

Kombëtaret e para të sigurta për pjesëmarrjen në Botërorin 2026 ishin ato të vendeve organizatore, pra Meksika, Kanadaja dhe SHBA. Të trija në kërkim të një edicioni historik të Botërorit, SHBA, Kanada dhe Meksikë do të provojnë të shkojnë sa më larg, për të festuar së bashku me tifozët e tyre në Botërorin më të madh në histori.

Botërori 2026, kombëtaret aziatike të kualifikuara

Japonia është skuadra e parë aziatike e kualifikuar në Botërorin 2026.

Irani, me dopietën e Taremit ndaj Uzbekistanit në barazimin 2-2, më 25 mars, u bë skuadra e dytë e kualifikuar për Kupën e Botës të vitit të ardhshëm.

Vetë Uzbekistani arriti për herë të parë në historinë e tij kualifikimin në qershor 2025, falë barazimit ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe.

Në Botëror, për herë të parë në histori, do të jetë edhe Jordania, falë fitores 3-0 në fushën e Omanit.

Koreja e Jugut ka siguruar gjithashtu biletën për Kupën e Botës 2026.

Botërori 2026, kombëtaret europiane të kualifikuara

Në pritje të skuadrave të para të kualifikuara

Botërori 2026, kombëtaret afrikane të kualifikuara

Në pritje të skuadrave të para të kualifikuara

Botërori 2026, Kombëtaret e Amerikës së Jugut të kualifikuara

Argjentina, kampione në fuqi e botës, ishte skuadra e parë nga Amerika e Jugut që siguroi pjesëmarrjen në Botërorin 2026.

Më pas Brazili dhe Ekuadori siguruan gjithashtu biletën për në Kupën e Botës të vitit të ardhshëm.

Në total do të jenë gjashtë skuadra nga Amerika e Jugut në Botërorin 2026, ndërsa e shtata do të luajë në “play-off”-et ndërkontinentale për një vend në finale.

Botërori 2026, kombëtaret e Amerikës Qendrore të kualifikuara

Në pritje të skuadrave të para të kualifikuara

Botërori 2026, Kombëtaret e Oqeanisë të kualifikuara

Zelanda e Re është skuadra e parë nga Oqeania që siguron pjesëmarrjen në Botërorin 2026.

Është kualifikuar gjithashtu edhe Australia, pas fitores kundër Arabisë Saudite në ndeshjen e fundit.

© SYRI.net

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu