
Kolegji Zgjedhor ka lënë në fuqi vendimin e KAS, i cili ia la mandatin e vetëm të Nismës Shqipëria Bëhet së parës në listë, Ana Dajkos. Kjo e fundit ka të drejtën të bëjë dhe betimin në seancën e parë të Parlamentit që pritet të mblidhet në javën e dytë të muajit shtator.
Kërkesa e Adriatik Lapajt, për të marrë mandatin e vetëm që ka fituar në zgjedhje koalicioni që ai drejtoi, “Nisma Shqipëria Bëhet”, u bë edhe shkak i një përplasjeje të fortë mes aleatëve, Adriatik Lapaj dhe Endrit Shabani nga Nisma Thurje.
Plani paraprak i tyre për të vendosur familjarë në listat e mbyllura u prish nga një i afërm i Endrit Shabani. Supozohej që ata të jepnin dorëheqjen, por kjo nuk u zbatua nga Zeqir Kordhoni, duke shkaktuar reagimin e Lapajt./euronews