Kontrolli i Lartë i Shtetit ka nisur dnjë auditim në lidhje me situatën e përmbytjeve në Qytetin e Vlorës.
Pjesë e këtij kontrolli do të jenë disa institucione, ku do të kërkohen shkaqet që çuan në këtë situatë problematike.
Grupi i auditimit ka nisur tashmë punën pranë këtyre institucioneve si dhe në terren.
Pjesë e këtij auditimi të jenë institucionet e pushtetit lokal si dhe ato qëndror, si për shkaqet që çuan në përmbytjet po ashtu edhe për menaxhimin e situatës nga institucionet përkatëse.
Auditimi do të zgjasë disa ditë ku në fund do të nxjerrë dhe raportin përkatës.