
Joshua Roberts është avokati amerikan i cili nuk u pranua të merrte pjesë sot në seancën ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, në Apelin e GJKKO.
Avokati amerikan kërkoi që të merrte pjesë në seancë në rolin e vëzhguesit, por kërkesa e tij u refuzua.
Lidhur me këtë çështje, gazetarja Klodiana Lala, tha sot në emisionin “Open” në News 24, se avokati amerikan nuk u pranua për shkak se ligji shqiptar nuk lejon që në seanca gjyqësore të marrin pjesë palë të treta përveç se palëve të përcaktuara sipas ligjit siç janë avokatët e palës mbrojtëse dhe prokurorët.
Lala tha se mundësia e vetme që avokati amerikan të merret pjesë në seancë sot do të ishte nëse ai do të kishte kontratë me studio ligjore shqiptare dhe nëse do ishte i regjistruar në Shqipëri sipas ligjit shqiptar.