
Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) njoftoi sot se katër prokurorë kanë depozituar kandidaturat në garën për drejtimin e Prokurorisë së Posaçme Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
Konkretisht sipas KLP-së në përfundim të afatit zyrtar prokurorët Klodian Braho, Elvin Gokaj, Doloreza Musabelliu, Adnan Xholi depozituan dokumentet për të kandiduar për kreun e SPAK.
Altin Dumani është drejtuesi i dytë i SPAK-ut që nga krijimi i institucionit, pas Arben Krajës. Dumani u zgjodh për të qenë në krye të Prokurorisë së Posaçme më 16 dhjetor 2022, ndërsa mandati i tij përfundon më 18 dhjetor 2025.
Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të organizuar dhe Korrupsionit u krijua më datë 19 dhjetor 2019, si një nga institucionet e reja të Reformës në Drejtësi.
Tetë prokurorët e SPAK kanë një mandat 9-vjeçar, ndërsa mandati i kreut të SPAK është 3 vjet pa të drejtë rizgjedhjeje.