Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT) ka shqyrtuar në mbledhjen e fundit një sërë lejesh zhvillimi e ndërtimi, ku bien në sy projektet e shumta për hotele e resorte kryesisht në zonën e Durrësit dhe në Jug të vendit.
Pas rritjes së turizmit vitet e fundit ka interes nga zhvilluesit për projekte jo vetëm në bregdet por edhe për turizëm mjekësor.
Zgjerim i Green Coast
Projekti Green Coast në Palasë do të vijojë zgjerimin. KKT ka diskutuar në mbledhjen e fundit dhënien e Lejes së Ndërtimit për objektin: “Rezidencë banimi me 1 deri në 9 kate mbi tokë, 1 deri në 4 kate pjesërisht nëntokë dhe 1 kat nëntokë, Zona G17, Green Coast Resort 2, Palasë, Bashkia Himarë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Green Coast” sh.p.k.
Të tjera leje për Green Coast përfshijnë:
-Leje Ndërtimi për objektin: “Green Coast Resort 2, Zona G16, Objekte banimi 1, 2, 3, 4, dhe 5 kate mbi tokë me 1 dhe 2 kate nëntokë, pishina dhe mur rrethues”, Palasë, Bashkia Himarë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Seaside Hospitality” sh.p.k.
-Leje Ndërtimi për objektin: “Green Coast Resort 2, Zona G3, objekt banimi dhe shërbime 1, 2, 3 dhe 4 kate mbitokë me 1, 2, 3 dhe 4 kat nëntokë”, Palasë, Bashkia Himarë, me subjekt zhvillues shoqëritë “Seaside Residence II” sh.p.k dhe “Green Coast” sh.p.k.
-Për miratimin e ndryshimeve të projektit gjatë ndërtimit për objektin: “Green Coast Hotel 1, 2, 3, 4, 5, 6 kate mbi tokë dhe 1 kat nëntokë”, me vendndodhje në Bashkinë Himarë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Green Coast” sh.p.k.