Policia greke ka shktërruar një grup kriminal i cili kishte ngritur 3 shtëpi bari në Athinë. Mbi 1500 rrënjë “cannabis sativa” dhe mbi 45 kg marijuanë janë sekuestruar, ndërkohë që janë vënë në pranga 5 persona si dhe një tjetër është shpallur në kërkim. Operacioni është zhvilluar nga forcat speciale EKAM, në bashkëpunim me skuadrën OPKE dhe anti-drogën e Athinës në 5 banesa në Malakasa, Kapandriti, Ippokrateio Politeia dhe Athinë dhe në disa automjete të të dyshuarve. Në 3 prej banesave janë gjetur të kultivuara 1575 bimë narkotike “cannabis sativa” ndërsa gjatë kontrolleve në to dhe në një automjet janë gjetur dhe sekuestruar 45 kg 730 gram marijuanë, 8.3 kg mbetje “cannabis sativa”, 52.720 euro, 3.100 lekë shqiptare, 5 peshore elektronike, kamera sigurie dhe materiale qe shërbejnë për kultivimin e brendshëm të drogës. Gjatë kontrolli personal njeri prej të arrestuarve i është gjetur dhe sekuestruar 1 pistoletë “TT” me një krehër me 7 fishekë. Në total janë sekuestruar edhe 8 automjete, 2 motorra dhe 11 celularë.

Në prangat e policisë greke ka rënë Genti Kutra alias Genti Llapi alias Jorgo Talo, 39 vjec. Gjatë arrestimit këtij shtetasi i është gjetur një kartë identiteti qipriote false me emrin Ioannis Koutras. Kutra kishte marrë përsipër financimin dhe ngritjen e laboratorëve të kultivimit të drogës si dhe koordinimin e kultivimit dhe shitjes së lëndë narkotike. Bashkëpunëtor i tij në këto detyra është identifikuar Ardjan Alikaj, 41 vjec, i cili është shpallur person në kërkim.

yacht hotel sarande

 

Gjithashtu në prangat e policisë ka rënë Agim Kutra, 70 vjec i cili kishte detyrën e ruajtjes së sasive të korrura të drogës. Shtetasit e tjerë të arrestuar janë gjeorgjianët Gigla Devadze, 58 vjec dhe Irakli Vasadze, 43 vjec si dhe shtetasi grek Jorgos Makos 27 vjec, të cilët kishin detyra të ndryshme në grup.

 

Sipas policisë greke, dy drejtuesit e grupit Genti Kutra dhe Ardjan Alikaj, kanë precedentë të mëparshëm penalë për vjedhje e grabitje në kuadër të organizatës kriminale

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu