Dy turistë të huaj janë ndihmuar nga grupi alpin i FNSH Shkodër pasi kishin humbur kontaktet gjatë udhëtimit në Malin e Taraboshit.

Sipas asaj që raporton korrespondentja e Klan News, Emi Kalaja thirrja për ndihmë e dy turistëve të huaj ka vënë në lëvizje grupin alpin të FNSH Shkodër të cilët kanë shkuar në ndihmë të policisë.

yacht hotel sarande

Pas disa orësh kërkimi efektivët kanë gjetur dy turistët në fshatin Zogaj përgjatë Malit të Taraboshit në gjendje të mirë shëndetësore.

Dy turistët kanë marrë ndihmën e nevojshme dhe po transportohen në qytetin e Shkodrës./tvklan

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu