
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka shkaktuar polemika në rrjetet sociale pasi ka shpërndarë një video të krijuar me inteligjencë artificiale (AI), ku ai shfaqet si pilot luftarak me kurorë mbi kokë, duke bombarduar protestues me një lëng ngjyrë kafe.
Sipas The Telegraph, videoja është publikuar vetëm një ditë pasi Trump deklaroi në Fox News se “nuk është mbret”, duke ironizuar kritikët që e akuzojnë për sjellje autoritare.
Materiali i shpërndarë ka ngjallur reagime të shumta dhe të ndara: disa e quajnë veprim provokues dhe të papërshtatshëm për një president në detyrë, ndërsa mbështetësit e tij e shohin si satirë politike.
Ngjarja vjen në një periudhë kur përdorimi i videove të krijuara nga AI në komunikimin politik po shihet si një rrezik në rritje për manipulimin e opinionit publik në SHBA.