
Një startup kinez ka njoftuar se është në një fazë të avancuar në zhvillimin e një roboti të aftë të mbajë një shtatzëni nga fillimi në fund, duke sjellë në jetë një fëmijë të shëndetshëm. Mitra artificiale do të kopjojë kushtet e mitrës së nënës, duke i siguruar fetusit lëndët ushqyese që i nevojiten për rritje. Ideja potencialisht revolucionare është përshëndetur si një zgjidhje e zbatueshme për të luftuar infertilitetin dhe për të zëvendësuar praktikën kontraverse të zëvendësimit, por shumë ekspertë po ngrenë shqetësime: përtej implikimeve të rëndësishme etike, mund të jetë jashtëzakonisht komplekse për një makinë të kopjojë kompleksitetin e një shtatzënie njerëzore.