Presidenti i BALFIN Group, Samir Mane, ka ndarë sot një lajm të rëndësishëm për industrinë e modës dhe tregtisë në rajon: KIABI, marka e njohur franceze e veshjeve, do të zgjerohet së shpejti në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi.

Në një postim në Instagram, Mane promovon zgjerimin e rrjetit të BALFIN Group me një nga brendet më të dashura evropiane, duke theksuar vlerat familjare që përfaqëson KIABI.
“Kiabi është më shumë sesa modë – është një histori që fillon me familjen,” thuhet në mesazhin shoqërues.

Me këtë hap, BALFIN Group vazhdon të sjellë në tregun shqiptar dhe atë ballkanik markat më të mëdha ndërkombëtare, duke i afruar konsumatorëve cilësi dhe stil me çmime të përballueshme.

Ardhja e KIABI në rajon pritet të gjenerojë vende të reja pune dhe të rrisë konkurrencën në sektorin e retail-it të veshjeve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu