Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak të Vlorës, këshilltarët kanë sjellë me vete një tortë për të festuar siç thanë ata 1-vjetorin e dështimit të kryetarit të bashkisë, Ermal Dredha
Ky është çasti kur torta I vihet në tryezë edhe pse kryetari socialist I Vlorës mungonte. Ermal Dredha u prezantua në fushatën për zgjedhjet lokale vitin e kaluar si zgjidhja më e mirë për Vlorën pas sherreve që çuan në anatemimin e ish kryetarit Dritan Leli.
Ermal Dredha është një diplomat dhe politikan shqiptar me përvojë. Ai ka shërbyer si Drejtor i Protokollit të shtetit, Konsull italian në Bari dhe vitet e fundit si Ambasador i Shqipërisë në Emiratet e Bashkuara Arabe. Me kualifikime post universitare në vende të ndryshme të botës, ai flet rrjedhshëm gjuhën angleze dhe atë italiane. /Mespec.al