Këshilli i Ministrave ka njoftuar zyrtarisht Presidencën për vakancën e krijuar në bashkinë e Tiranës pas shkarkimit të Erion Veliajt, ndonëse ky i fundit një ditë më parë (29 shtator) e ka ankimuar vendimin në Gjykatën Kushtetuese.

Në shkresën e datës 30 shtator,  Presidenca është informuar gjithashtu për vakancat e krijuara në pesë bashki të tjera të vendit: Vlorë, Tepelenë, Berat, Mat dhe Cerrik. Presidenti Bajram Begaj ka 48 orë kohë për të dekretuar datën e zgjedhjeve të pjesshme.

 

Më 25 shtator, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ishte njoftuar nga qeveria për shkarkimin e Veliajt dhe situatën e krijuar në bashkinë e Tiranës.

Shkresa u publikua dje, vetëm pak orë pasi kryebashkiaku i shkarkuar i ishte drejtuar Kushtetueses me ankimim.

Në padinë e tij, Veliaj i referohet nenit 62 të Kushtetutës, duke argumentuar se mungesa e tij në detyrë për më shumë se tre muaj nuk lidhet me shkaqe që varen nga vullneti i tij.

Ai akuzon Këshillin e Ministrave se nuk ka respektuar ligjin për rastet kur mund të vendoset shkarkimi i një kryebashkiaku./vizionplus.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu