Kreu i Kuvendit, Niko Peleshi, pritet të publikojë të hënën urdhrin për thirrjen e mbledhjes së Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, ku do të shqyrtohen çështje që lidhen me kompetencat e këtij organi parlamentar, përfshirë edhe imunitetin e zv/kryeministres Belinda Balluku.

Në urdhër do të përcaktohen data dhe ora e mbledhjes, ndërsa anëtarët e Këshillit do të diskutojnë pikat e rendit të ditës në lidhje me këtë proces.

Mbledhja vjen një javë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila rrëzoi kërkesën e qeverisë për pezullimin e masës së Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), që shkarkoi Ballukun nga funksionet publike.

Zhvillimet pritet të shënojnë një tjetër hap procedural në trajtimin parlamentar të çështjes.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu